Takimi i guvernatores Angellovska-Bezhoska me KNF-në me rastin e digjitalizimit financiar
- Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, së bashku me zëvendësguverantoren Emilia Nacevska, kanë zhvilluar takim me përfaqsues të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (KNF) të kryesuara nga përfaqësuesi i Zyrës së KNF-së në vend, Visar Perani, me rastin e prezantimit të projektit të KNF-së, i cili i referohet avancimit të shërbimeve digjitale financiare dhe nxitjes së përfshirjes financiare në rajon, në kuadër të përcaktimit të tyre strategjik për të krijuar një ekosistem digjital të avancuar dhe të qëndrueshëm.
- Post By Fami Bajrami
- 11:11, 16 dhjetor, 2024
Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, së bashku me zëvendësguverantoren Emilia Nacevska, kanë zhvilluar takim me përfaqsues të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (KNF) të kryesuara nga përfaqësuesi i Zyrës së KNF-së në vend, Visar Perani, me rastin e prezantimit të projektit të KNF-së, i cili i referohet avancimit të shërbimeve digjitale financiare dhe nxitjes së përfshirjes financiare në rajon, në kuadër të përcaktimit të tyre strategjik për të krijuar një ekosistem digjital të avancuar dhe të qëndrueshëm.
Inciativa, ashtu siç kumton Banka Popullore, ka për qëllim t'i mbështesë inovacionet, të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve midis ofruesve të shërbimeve financiare dhe të nxisë një mjedis financiar konkurrues dhe gjithëpërfshirës.
Në takim është theksuar se Banka Popullore është një institucion i cili përmes rregullores dhe aktiviteteve që i zbaton kontribuon dukshëm në transformimin drejt digjitalizimit në sistemin financiar, që në fakt është një nga qëllimet strategjike të saj. Pastaj, u theksua se korniza e re ligjore në kuadër të pagesave mundësoi liberalizimin dhe hapjen e tregut për ofrues të rinj të shërbimeve të pagesave, ndërsa me atë duke inkurajuar risitë që sjellin kompanitë fintek.
Përfaqësuesit e KNF-së theksuan rëndësinë e harmonizimit të kuadrit rregullator me standardet ndërkombëtare, duke mundësuar ndërveprimin e sistemeve të pagesave dhe inkurajimin e partneriteteve ndërmjet bankave, firmave fintek dhe palëve të tjera të interesuara nga sektori privat.
Takimi, ashtu siç theksojnë nga Banka Popullore, shënoi hapin e parë në eksplorimin e mundësive për bashkëpunim të përbashkët për forcimin e ekosistemit financiar të rajonit. rq/
Foto: Banka Popullore