Takimi i Fetait me Hamidin dhe Acevskin: Kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse për menaxhimin e rreziqeve nga korrupsioni
- Kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse për të menaxhuar rreziqet nga korrupsioni në sektorin publik, kanë konkluduar sot nënkryetari i Qeverisë i ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë Arben Fetai, drejtori i Institutit të Financave dhe Kontabilitetit Publik (CIPFA) Khalid Hamid dhe drejtori i Entit Shtetëror për Revizion Maksim Acevski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:56, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse për të menaxhuar rreziqet nga korrupsioni në sektorin publik, kanë konkluduar sot nënkryetari i Qeverisë i ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë Arben Fetai, drejtori i Institutit të Financave dhe Kontabilitetit Publik (CIPFA) Khalid Hamid dhe drejtori i Entit Shtetëror për Revizion Maksim Acevski.
Ata sot kanë pasur një takim në të cilin, siç informon Kabineti i Fetait, është biseduar edhe për mundësinë e themelimit të një agjencie për edukimin e menaxherëve dhe të punësuarve në sektorin publik. Në të njëjtën kohë, duke theksuar se përgatitja e pamjaftueshme profesionale e udhëheqësve të institucioneve mund të paraqesë një faktor të mundshëm rreziku për shfaqjen e korrupsionit.
"Është konstatuar se formimi i agjencisë mund të kontribuonte në forcimin e institucioneve të sektorit publik në parandalimin e korrupsionit, si dhe përmirësime sistemore të kontrolleve të brendshme, duke forcuar përpjekjet për një luftë efektive kundër korrupsionit", thekson Kabineti i Fetait.
Foto: Kabineti i nënkryetarit të Qeverisë i ngarkuar për Politika të Qeverisjes së Mirë Arben Fetai