• e premte, 27 dhjetor 2024

Takimi Bytyqi-Pirani: IFC e interesuar për mbështetje në fushën e energjisë nga burimet e rinovueshme

Takimi Bytyqi-Pirani: IFC e interesuar për mbështetje në fushën e energjisë nga burimet e rinovueshme

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA - Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) është e për mbështetjen e investimeve në vend në pjesën e energjetikës nga burimet e rinovueshme, është theksuar në takimin e sotëm të zëvendëskryeminisrit përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Envestimet, Fatmir Bytyqi me Visar Piranin, zyrtarin e ri të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) në kuadër të Grupacionit të Bankës Botërore, përgjegjës për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

 

Siç kumtojnë nga pres shërbimi qeveritar, në takim, i cili ishte vazhdim i takimit që zëvendëskryeministri Bytyqi pati disa javë më parë në Uashington me përfaqësues të lartë të IFC-së, Bytyqi e shprehu mirënjohjen e tij për interesin e IFC-së për zhvillimin e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në fushën e energjisë nga burimet e rinovueshme, por gjithashtu theksoi rëndësinë e afrimit të zinxhirit të prokurimit në kontinentin evropian të quajtur near-shoring, që rezultoi të ishte një kërkesë e madhe veçanërisht në periudhën e Kovidit.

 

Visar Pirani, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë e IFC-së për të diskutuar mbi mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe IFC-së në fushën e realizimit të projekteve që janë me interes për vendin tonë përmes mbështetjes së sektori privat për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qasje më të lehtë në financa.

Pirani informoi zëvendëskryeministrin Bytyqi se në janar të vitit 2024, Banka Botërore do të miratojë strategjinë e re, pas së cilës do të krijohet një pasqyrë e qartë e mundësive për realizimin e investimeve të reja, veçanërisht në fushën e energjisë nga burimet e rinovueshme. 

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR