• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takime të Mucunskit me shefin e Zyres së Lituanisë dhe me ambasadoren e Suedisë

Takime të Mucunskit me shefin e Zyres së Lituanisë dhe me ambasadoren e Suedisë

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në takime të veçanta i priti shefen e Zyres së Republikës së Lituanisë në vend, Vilma Dambrausjiene dhe ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein.

Siç informoi Minsitria, në takim me Dambrauskiebe u shpreh kënaqësia e dyanshme nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve bilaterale dhe dialogut politik, e posaçërisht pas hapjes së Zyres së Lituanisë në Shkup, "duke ndarë angazhime të ndërsjellta për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit sektorial dhe mbështetjes së ndërsjelltë në forma të ndryshme multilaterale".

"Ministri Mucunski u falënderua për mbështetjen parimore të Lituanisë në procesin inkuadrues në BE, e cila si pjesë e grupit "Miqtë e zgjerimit" vazhdimisht angazhohet që vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, me çka so të vendosen edhe masa për zhvillim të ekonomisë, ndërsa përfitimet do t'i ndjejnë të gjitha palët", ceket në kumtesën e MPJ-së.

Krahas minsitrit Mucunski, shefja e Zyres së Republikës së Lituanisë në vend ishte pritur edhe nga zëvendësministri Zoran Dimitrovski dhe sekretarja shtetërore Elena Kuzmanovska.

Në takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein, thekson Ministria, Mucunski shprehi kënaqësi që "në 30 vitet e kaluara të dy vendet ndërtuan marrëdhënie të fuqishme partneriteti dhe dialog të zhvilluar politik".

Shfaqi bindje se Qeveria e re do të përkushtohet tërësisht në dinamizimin e tyre të mëtutjeshëm lidhur me të gjitha çështjet bilaterale, rajonale dhe globale me interes të të dy vendeve.

"Në takim, ministri Mucunski u falënderua për ndihmën e deritanishme zhvillimore suedeze e cila ndihmoi në implementimin e reformave të rëndësishme në vendin tonë dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të vendit. Njëherit, Mucunski shfaqi shpresë se përvojat pozitive të kompanive suedeze të cialt tashmë janë të pranishme në vendin tonë do të jenë bazë për shembuj të rinj të suksesshëm edhe në të ardhmen, e njlkohësisht e ceki rëndësinë e fokusimit të përpjekjeve edhe drejt thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjelltë ekonomik dhe përmirësimit të marrëdhënieve tregtare", ceket në kumtesë. ab/

Foto: Minsitria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR