• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takime të ministrit Toshkovski me ambasadorët e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Holandës

Takime të ministrit Toshkovski me ambasadorët e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Holandës

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Ministri I Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Jaçimoviq dhe me ambasadoren holandeze Ozlem Kanell. 

Në takimin me ambasadorin e BeH, siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, Toshkovski e potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm me Ministrinë e Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, ndër të tjera, edhe përmes harmonizimit të disa akteve, siç është memorandumi i mbështetjes dhe bashkëpunimit në fushën e trajnimit të përbashkët dhe protokolli i bashkëpunimit në fushën e provave ekzaminimeve forenzike dhe mjekësisë ligjore, të cilat do të lehtësojnë një bashkëpunim të tillë.

Në takimin me ambasadoren holandeze, Ozlem Kanell u diskutua për reformat e sektorit të sigurisë dhe bashkëpunimin e projekteve të përbashkëta të sigurisë dhe çështjeve të sigurisë. U bisedua për përfshirjen e marrëveshjes së veprimit të bashkëpunimit policorë midis qeverive të dy vendeve, të cilat do të përcaktojnë bashkëpunimin në fushat e luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, luftës kundër trafikut të drogës, si dhe në fushën e mjekësisë ligjore, kriminalitetit kompjuterik, etj. qa/bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR