• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbledhje të KE dhe KQ të LSDM-së, nesër takim i Kovaçevskit me liderët e koalicionit qeveritar

Mbledhje të KE dhe KQ të LSDM-së, nesër takim i Kovaçevskit me liderët e koalicionit qeveritar

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me partnerët e koalicionit qeveritar, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria.

Bëhet fjalë për takim të rregullt për aktivitetet vijuese dhe ngjarjet politike.

Në vigjilje të takimit të nesër, siç informojnë nga LSDM-ja, sonte mbledhje do të mbajnë Këshilli Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv i partisë.

Nga Qeveria dhe nga LSDM do të informojnë shtesë për kohën e takimeve të KQ dhe KE dhe për takimin e kryeministrit me partnerët e koalicionit.

QËNDRONI TË LIDHUR