• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takime të Gashit në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës

Takime të Gashit në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës

Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe deputetja Beti Stamenkoska - Trajkoska, realizuan takim me Bris Rokfej, drejtor i Drejtorisë për Evropën Kontinentale, Rene Trokaz, përfaqësues special për Ballkanin dhe Margerit Kosta de Boregar, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, bisedimet u fokusuan në temat që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, statusin aktual të integrimit evropian, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet rajonale.

Pala franceze shprehu mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por edhe për të gjithë rajonin dhe vetëdijen për rëndësinë e këtij procesi për arsyet gjeopolitike.

"Nga ana jonë u kërkua angazhimi më i madh i vendeve themeluese të BE-së për të përshpejtuar këtë proces, për të mbështetur dhe ndihmuar reformat dhe prezencë më të madhe të investimeve të huaja në vend", bëhet e ditur në kumtesën e Kuvendit. fc/

Fotografia: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR