• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takime të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Janev me drejtuesit e Europolit

Takime të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Janev me drejtuesit e Europolit

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Në kuadër të Konventës evropiane të shefave të Policisë (European Police Chiefs Convention - EPCC), e cila u mbajt dje dhe sot në selinë e Europol-it në Hagë, Holandë, sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev mbajti takime dypalëshe me drejtoreshën e Europolit, Katarina De Boll dhe drejtorin e operacioneve të Europolit, Zhan Filip Lekuf, informoi MPB.

Gjatë këtyre takimeve, drejtori Janev aktualizoi çështjet me interes strategjik, gjegjësisht tri shtyllat kyçe në të cilat do të drejtohen përpjekjet serioze dhe burimet adekuate në realizimin e tyre: lufta kundër grupeve të organizuara kriminale, të cilat janë aktive në rajon, por edhe në nivel ndërkombëtar; pastaj riorganizimi i shërbimeve policore, në drejtim të shfrytëzimit më të madh dhe më të mirë të kapaciteteve ekzistuese, para së gjithash në interes të përmirësimit të sigurisë së qytetarëve; si dhe modernizimi teknik i punës policore, nëpërmjet dixhitalizimit të disa proceseve (krijimi i sistemeve të reja për menaxhimin e rasteve dhe menaxhimin e dokumenteve) dhe futjen e metodave inovative për përballimin e sfidave në rritje të krimit të rëndë dhe të organizuar.

Gjithashtu, veçanërisht në takimin me efektivin e parë të Europolit, z.Lekuf, drejtori Janev iu referua dakordimit për të dërguar hetuesit tanë policorë në Europol, të cilët do të punojnë me analistë operativë nga Europol-i dhe vendet e tjera të interesuara për hetime të përbashkëta ndërkombëtare, e cila është e një rëndësie të jashtëzakonshme si një tjetër konfirmim i vendosmërisë së policisë së Maqedonisë, në mënyrë specifike dhe praktike, të jetë një partner serioz dhe i besueshëm në bashkëpunimin policor ndërkombëtar jashtëzakonisht të përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar. rq/bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR