• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Takime pune të delegacionit parlamentar të KPP-së në Parlamentin Evropian

Takime pune të delegacionit parlamentar të KPP-së në Parlamentin Evropian

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Në ditën e parë të vizitës së punës së Parlamentit Evropian në Strasburg, anëtarët e Delegacionit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian (KPP), realizuan  takime të ndara me eurodeputetin Tonino Picula, koordinator i Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Komisionin për Politikë të Jashtme, e më pas edhe me anëtarin e KPP-së nga Parlamenti Evropian, deputetin holandez, Tijs Rojten. 

Siç  theksohet në kumtesën e Kuvendit, në takimet, anëtarët e Delegacionit shprehën mirënjohjen e tyre për Parlamentin Evropian, i cili me shumicë të madhe i jep mbështetje të vazhdueshme dhe të fuqishme perspektivës evropiane të vendit tonë, si dhe pritshmërinë që ajo të vazhdojë në hapat e mëtejshëm, deri në realizimin e anëtarësimit të plotë.

 

Фото: Собрание

Deputetët informuan se procesi i skriningut është në fazë të avancuar dhe shprehën gatishmërinë për të plotësuar të gjithë udhërrëfyesit që do të dalin prej tij.

"Në lidhje me Draft-Rezolutën e raportuesit Ilhan Kjuçuk, versioni fillestar i së cilës u publikua, u vlerësua se ajo shpreh lavdërime në mënyrë objektive, por gjithashtu vë në dukje edhe fushat në të cilat nevojitet progresi, përkatësisht përmban sugjerime për hapat e mëtejshëm që duhet t'i ndërmarrë shteti. Nga ana jonë u shpreh shpresa që edhe në versionin përfundimtar, pas diskutimit të amendamenteve, Rezoluta do të pasqyrojë situatën reale në vend. U shpreh keqardhje që vendi deri më tani ka shpenzuar shumë energji për zgjidhjen e çështjeve bilaterale politike në vend që të fokusohet plotësisht në procesin e reformave" theksohet në kumtesë.

 Eurodeputetët, theksohet në kumtesë, shprehën besimin se dokumenti përfundimtar, si edhe deri më tani, do të japë mbështetjen e parezervë të Parlamentit Evropian.

 Në shkëmbimin e mendimeve, eurodeputeti Tonino Picula ndau përvojat e Kroacisë, e cila duhej të kapërcejë sfida serioze për t'u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Si raportues i Komisionit për Politikë të Jashtme për Strategjinë e Zgjerimit të BE-së, Picula theksoi nevojën që zgjerimi të mbetet në nivel të lartë në agjendë, por foli edhe për nevojën gjithnjë në rritje për ndryshimin e parimit të vendimmarrjes me konsensus dhe mbajtjen e tij vetëm kur vendoset për të hyrë në BE, ndërsa vendimmarrja me shumicë të kualifikuar të zbatohet gjatë hapave të tjerë kur hapen dhe mbyllen klasterët dhe kapitujt e veçantë.

 Tijs Rojten theksoi se është në ekipin që dëshiron ta shohë Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe se si eurodeputet është i gatshëm të marrë pjesë në aktivitetet përmes të cilave për publikun e gjerë në vend do t'i prezantojë përparësitë e anëtarësimit të plotë. Siç theksoi, për të Maqedonia e Veriut tashmë është anëtare e familjes, duhet vetëm finalizimi i saj, theksohet në kumtesë.

  

Фото: Собрание 

Në vizën e puës në Strasburg janë anëtarët e Delegacionit të Komitetit të Përzier Parlamentar, Sonja Mirakovska, në cilësinë e bashkëkryesueses dhe anëtarët Zhaklina Llazarevska, Bajram Kadrija, Zhaklina Peshevska dhe Maja Moraçanin. ar/

 Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR