• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Toshkovski, Bojmacaliev dhe Tiganj: Kroacia ka mirëkuptim për problemin me dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut

Takim Toshkovski, Bojmacaliev dhe Tiganj: Kroacia ka mirëkuptim për problemin me dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadorja kroate Nives Tiganj në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrin plotësues Mitko Bojmacaliev deklaroi se Kroacia ka mirëkuptim për problemin me dokumentet e shtetasve të Maqedonisë së Veriut. 

Ajo theksoi se shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë lëvizje të pandërprerë në territorin kroat edhe me  dokumentet nëse të njëjtët kanë afat, për çka ministri Toshkovski shprehu mirënjohje të madhe, informojnë nga MPB.

Toshkovski e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka shprehur bindje se i njëjti do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen me intensitet të pandërprerë.

"Nga ana e Bojmacalievit, ishte shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm edhe një herë ishte potencuar angazhimi për zbatimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike", njoftojnë nga MPB. 

Ambasadorja Tiganj e potencoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe e prezantoi Republikën e Kroacisë si mbështetëse e jona më e madhe në proceset e integrimeve evropiane. fc/

Fotografia: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR