• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim të liderëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim në Departamentin amerikan të shtetit

Takim të liderëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim në Departamentin amerikan të shtetit

Shkup, 19 janar 2024

Liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe këshilltari i kryeministrit Kurti për Maqedoninw e Veriut, Bekim Qoku sot gjatë qëndrimit në SHBA kanë pasur një takim të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Edhe në këtë takim u theksua se koalicioni i Lidhjes është në vijë të njëjtë me interesin e SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast liderët opozitarë shqiptarë i kanë informuar nikoqirët për aktualitetin politik në RMV si dhe rolin konstruktiv që luan koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim për demokratizimin e vendit dhe integrimin e tij në BE.

Mbeshtetja e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut forcon misionin tonë fisnik për luftën kundër korrupsionit dhe anëtarësimin e vendit në BE.

Lidhja Evropiane për Ndryshim

_________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR