• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Siljanovska Davkova-De Kro: Belgjika me përkrahje të fuqishme për eurointegrimet e vendit

Takim Siljanovska Davkova-De Kro: Belgjika me përkrahje të fuqishme për eurointegrimet e vendit

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku realizoi takim me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Aleksander De Kro.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i Siljanovska Davkova, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, ndërsa në fokus të bisedave kanë qenë aspiratat e vendit tonë për anëtarëim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri belg De Kro ka theksuar se shteti i ynë mund të konsiderojë në përkrahje të fuqishme belge, pasi sipas Brukselit zyrtar, vendi ka bërë përparim të madh dhe tani është radha që Bashkimi Evropian të bëjë diçka.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke i theksuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes dy shteteve, e ka shprehur nevojën për intensifikimin e komunikimit në nivelin më të lartë.

Në kontekst të procesit aderues ndaj Bashkimit Evropian, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar nevojën nga hapja e negociatave për anëtarëim, me qëllim të mobilizimit të institucioneve dhe fokus në reformat dhe standardet, posaçërisht në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. bsh/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR