• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim SHGM - Gashi: Angazhime për avancim të pavarësisë së gazetarëve dhe lirisë së mediumeve

Takim SHGM - Gashi: Angazhime për avancim të pavarësisë së gazetarëve dhe lirisë së mediumeve

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Angazhime për avancim të mëtutjeshëm të pavarësisë së gazetarëve dhe të lirisë së mediumeve në vend u paraqitën në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me përfaqësues të kryesisë së Shoqatës së gazetarëve (SHGM) dhe me sekretarin e përgjithshëm të Federatës evropiane të gazetarëve (EFN), Rikardo Gutieres, informojnë nga SHGM.

Në takim u bisedua për gjendjet me hapësirën mediatike në vend dhe për nevojën e avancimit të standardeve dhe të rreggullativave ligjore në pajtim me kriteret e Unionit.

Nga SHGM njoftojnë se kryetari Gashi i ka cekur angazhimet e veta për transparencë të plotë të pushtetit ligjvënës ndaj opinionit dhe ndaj mediumeve, si urë mes institucioneve dhe qytetarëve.

"Përfaqësuesit e SHGM-së, kryetari Mlladen Çadikovski dhe drejtori ekzekutiv, Dragan Sekullovski, folën edhe për zgjedhjen e ardhshme të anëtarëve të Këshillit të ASHMA-së në Kuvend, për çka procedura është në rrjedhë në trupin amë të punës, duke shfaqur pritje që gjatë selektimit të kihet parasysh profesionizmi i kandidatëve", kumtojnë nga SHGM.

Nga SHGM e cekën edhe nevojën për rregullim adekuat të mediumeve onlajn, në funksion të ruajtjes së standardeve dhe kodeve të gazetarisë, ndërkaq e njoftuan edhe kryetarin gashi me nismën për fond të produkteve mediatike. ab/

Foto: SHGM

QËNDRONI TË LIDHUR