Takim Sali - Begaj: Thellim i bashkëpunimit institucional mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
- - Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim zyrtar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku u diskutua situata aktuale politike dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
- Post By Fitore Curri
- 21:48, 27 shkurt, 2026
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim zyrtar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku u diskutua situata aktuale politike dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, siç njoftojnë nga Kabineti i ministrit për Çështje Evropiane, palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet politike dhe thellimin e bashkëpunimit institucional mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Sali theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po përfaqësohen në mënyrën më të mirë, duke luajtur rol aktiv dhe konstruktiv në institucionet shtetërore, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit.
Në takim u vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, përveçse janë vende fqinje dhe miqësore, ndajnë aspirata të përbashkëta në rrugën drejt integrimit evropian.
Foto: Kabineti i Ministrit për Çështje Evropiane