• e mërkurë, 21 janar 2026

Takim Sali - Aliu: Ekonomia vendase po shkon drejt stabilizimit

Takim Sali - Aliu: Ekonomia vendase po shkon drejt stabilizimit

Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali sot në Qeveri realizoi takim me delegacionin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), të udhëhequr nga kryetari i saj, Nuhi Aliu.

Takimi, siç informojnë nga kabineti i tij, u zhvillua në frymë konstruktive, duke vlerësuar vitin që lamë pas dhe sfidat e shkaktuara nga kriza globale ekonomike. Pavarësisht këtyre sfidave, u vlerësua se vendi ka arritur të ruajë stabilitet në aspektin e investimeve dhe të klimës ekonomike.

"Parashikimet për këtë vit janë pozitive. Një rol të rëndësishëm do të kenë edhe investimet publike, të cilat tashmë janë në fazë realizimi nga ana e Qeverisë. Ekonomia vendase po shkon drejt stabilizimit, çka dëshmon se klima e investimeve në vend po hyn në një fazë më të favorshme", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Foto: Kabineti i ministrit të Çështjeve Evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR