• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim pune në Odën Ekonomike për situatën në ndërtimtari

Takim pune në Odën Ekonomike për situatën në ndërtimtari

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski sot do të mbajë takim pune me anëtarët e Shoqatës për Ndërtimtari, Industri të Materialeve Ndërtimore dhe Jometaleve, me temën "Situata në ndërtimtari".

Në takim, siç informojnë nga Oda, do të shkëmbehen informata për aktivitetet e deritanishme të ndërmarra në suaza të shoqatës dhe detajisht do të shqyrtohet situata në ndërtimtari, me fokus të sfidave kyçe, problemet dhe mundësitë që e definojnë këtë sektor aktualisht. Plotësisht, do të diskutohet edhe për hapat e ardhshëm dhe strategjitë që nevojiten për zhvillim të mëtejshëm dhe përmirësim të ndërtimtarisë, me qëllim që të krijohen kushte të volitshme për rritje dhe përparim të kësaj industrie të rëndësishme.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR