• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim pune i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski dhe ambasadorit italian Silvestri

Takim pune i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski dhe ambasadorit italian Silvestri

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Shqyrtimi i mundësive për realizimin e bashkëpunimit dypalësh mes gjykatave kushtetuese të të dyja shteteve, ishte në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të punës të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dr. Darko Kostadinovski dhe gjykatëses, prof.dr. Ana Pavllovska Daneva me ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri. 

Siç bënë të ditur nga Gjykata Kushtetuese, kryetari dr. Kostadinovski e ka informuar ambasadorin Silvestri për prioritetet në mandatin e tij.

Ambasadori Silvestri, bëhet e ditur në kumtesë, ka shfaqur interesim për çështjet lidhur me sigurimin e pavarësisë të Gjykatës, si dhe për transparencën e Gjykatës Kushtetuese.

"Në takim ishin shkëmbyer mendime në tema lidhur me reformimin e sistemit gjyqësor, me çka gjykatësit prof.dr. Ana Pavllovska Daneva dhe dr. Kostadinovski shfaqën shpresë se procesi i reformave në sferën e gjyqësorit do të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën edhe në kuadër të parimeve kushtetuese", shtohet në kumtesë. 

Ambasadori Silvestri ka shprehur mbështetje për prioritetet e paralajmëruara dhe ka paralajmëruar se personalisht do të angazhohet për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe të gjykatës kushtetuese dhe përmirësim të bashkëpunimit në sferën e gjyqësorit kushtetues dhe përmirësimit të bashkëpunimit gjithpërfshirës. fc/

Fotografia: Gjykata Kushtetuese

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR