Takim pune e zëvendëskryeministres Grkovska me shefin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, Gir
- Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet takim pune në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të progresit të arritur nga ana a e insitucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit, gjegjësisht plotësimit të rekomandimeve të theksuara në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022 dhe Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesit për vitin 2021-2025.
- Post By Melahat Baftija
- 07:46, 19 prill, 2023
Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet takim pune në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të progresit të arritur nga ana a e insitucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit, gjegjësisht plotësimit të rekomandimeve të theksuara në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022 dhe Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesit për vitin 2021-2025.
Në pjesën e hapur të këtij takimi, siç paralajmëruan nga pres-shërbimi qeveriar, fjalime hyrëse do të kenë: Sllavica Grkovska, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë dhe Dejvid Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. mb/
Foto: MIA