• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim Pasholli-Patalen; Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me organizatat joqeveritare është i rëndësishëm për marrëdhënie të mira ndëretnike

Takim Pasholli-Patalen; Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me organizatat joqeveritare është i rëndësishëm për marrëdhënie të mira ndëretnike

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Arbana Pasholli, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti takim pune me eksperten për përmirësimin e funksionit mbikëqyrës të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive (ARDB), nga Republika e Kroacisë, Nikolina Patalen, dhe me drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, Eran Kurtish dhe Xhelal Hoxhiq.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Pasholli në takim ka dhënë elaborim të shkurtër për punën e Komitetit dhe për proceset aktuale që janë duke u realizuar për mirëkuptim më të madh të ndërsjellë ndërmjet bashkësive etnike në vend. Sipas saj, është e nevojshme ngritja e marrëdhënieve ndëretnike mbi përkatësinë politike, me qëllim të arritjes së nivelit më të madh të besimit të ndërsjellë.

Ajo theksoi se Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive e intensifikon bashkëpunimin me komisionet komunale për bashkësitë ndëretnike për funksionim më efikas në nivel lokal.

Sipas Pashollit, bashkëpunimi i mirë me Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive duhet të thellohet në vazhdimësi, sepse bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me organizatat joqeveritare është shumë i rëndësishëm për marrëdhënie të mira ndëretnike. Në këtë drejtim, Pasholli tha se anëtarët e Agjencisë janë pjesë e Komitetit.

Ekspertja kroate Patalen konsideron se çdo vend duhet të lëvizë në drejtim të arritjes së avancimit sa më të madh të të drejtave të bashkësive etnike. Lidhur me rolin e Agjencisë dhe mënyrën se si mund të përmirësojë mbikëqyrjen, Patalen theksoi se të gjitha resurset në dispozicion duhet të përdoren për të organizuar aktivitete në drejtim të avancimit të punës së Agjencisë.

Drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, Eran Kurtish, theksoi se Agjencia bashkëpunon me Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe se nevojitet bashkëpunim më i madh me institucionet qeveritare me qëllim të zbatimit të praktikave pozitive nga BE-ja në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR