Takim Nikolloski - Ulusoj: Turqia mbetet partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë
- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, të cilat janë tradicionalisht miqësore dhe të rëndësishme për të dy kombet, kumtuan nga Ministria e Transportit.
- Post By Fami Bajrami
- 14:59, 17 dhjetor, 2024
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, të cilat janë tradicionalisht miqësore dhe të rëndësishme për të dy kombet, kumtuan nga Ministria e Transportit.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale mes dy vendeve, miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e fortë.
Zëvendëskryeministri Nikoloski theksoi se Turqia është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe në këtë drejtim Qeveria në vazhdimësi po punon në përmirësimin e kushteve për investime në vend.
Në takim u diskutua edhe për programin e investimeve të Qeverisë në pjesën e projekteve kapitale, ndërsa u hap çështja e përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e transportit.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Nikolloski shprehën faleminderim për mbështetjen e deritanishme të turqisë dhe theksuan nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në aktivitete me interes të përbashkët për të dyja vendet. rq/bsh/
Foto: Ministria e Transportit