• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takimi në QMK për rrezikun nga muri gjysmë i shembur në Qendrën Klinike në Shkup

Takimi në QMK për rrezikun nga muri gjysmë i shembur në Qendrën Klinike në Shkup

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), në mesditë do të mbahet takim koordinues për rrezikun e murit gjysmë të shembur në territorin e Qendrës Klinike në Shkup.

 Siç njoftojnë nga QMK-ja, në takim janë ftuar përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të Qytetit të Shkupit dhe të Komunës Qendër. 

 Paraprakisht, QMK-ja apeloi deri te institucionet përkatëse, të koordinohen dhe menjëherë të zgjidhet problemi me murin mbështetës.

Drejtori Stojançe Angelov së fundmi në një prononcim për media ka thënë se në rastin më të keq, mund të shembet jo vetëm muri, por edhe një pjesë e rrugës ku kalojnë automjetet.

 "Mund të vijë deri te një tragjedi më e madhe ku do të përvshihen edhe autojete. Në rrezik janë jetët e njerëzve, shëndeti, por edhe pasuria e njerëzve, referuar automjeteve të parkuara poshtë murit", sqaroi Angelov. qa

Foto dhe video: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR