• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Murtezani- Ulusoj, në fokus bashkëpunimi përmes TIKA-s

Takim Murtezani- Ulusoj, në fokus bashkëpunimi përmes TIKA-s

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA)- Marrëdhëniet tradicionalisht të fuqishme dhe miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë u konfirmuan sot në takimin mes ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe ambasadorit të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoj.

Në takim, siç informon MÇE, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer i projekteve bilaterale që zhvillohet përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

TIKA, siç theksohet ka një gamë të gjerë aktivitetesh dhe ofron mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin social-ekonomik në vendin tonë përmes projekteve të shumta të realizuara, të rëndësishme për arsye të fleksibilitetit dhe orientimit të tyre drejt rezultateve në sferat e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës administrative dhe sociale, transportit dhe bujqësisë.

“Bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi nga të dyja palët, duke i ndërtuar bazat e fuqishme të respektit të ndërsjellë që përcakton marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë”, thuhet në komunikatë.

Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR