• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim Mucunski-Ageler, tema e Asamblesja e Përgjithshme e ardhshme e KB-së dhe eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Takim Mucunski-Ageler, tema e Asamblesja e Përgjithshme e ardhshme e KB-së dhe eurointegrimet  e Maqedonisë së Veriut

 Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka takuar ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler, me të cilën ka biseduar për Asamblenë e Përgjithshme të ardhshme të KB-së, eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e përshpejtimit të procesit, i cili do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

 Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Mucunski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset reformuese dhe zhvillimin demokratik të shtetit. Janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për forcimin e tyre në kuadër të Dialogut Strategjik.

 Në takim u riafirmua aleanca e fortë në NATO dhe vendosmëria e përbashkët për të mbrojtur vlerat demokratike, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë.

 Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

QËNDRONI TË LIDHUR