Takim Mucunski - Vajc: Angazhim i vendosur i qeverisë për përparim në rrugën evropiane përmes zbatimit të një procesi të qëndrueshëm reformash në fushat kryesore
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pati takim me eurodeputetin dhe raportuesin nga Parlamenti Evropian, Tomas Vajc në të cilin është diskutuar për përparimin e vendit në procesin e integromit evropian, hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit, si dhe mundësinë për përforcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian.

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pati takim me eurodeputetin dhe raportuesin nga Parlamenti Evropian, Tomas Vajc në të cilin është diskutuar për përparimin e vendit në procesin e integromit evropian, hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit, si dhe mundësinë për përforcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian.
"Theksova përkushtimin e vendosur të Qeverisë për të ecur në rrugën evropiane përmes zbatimit të një proces të qëndrueshëm reformash në fushat kyçe, forcimin e kapaciteteve ekonomike dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve. Gjithashtu, iu referova marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke theksuar përkushtimin tonë për përmirësimin e vazhdueshëm të tyre bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë dhe ndërtimit të besimit, ka shkruar Mucunski në Fejsbuk.
Ministri Mucunski e falënderoi Vajcin për punën e deritanishme dhe bashkëpunimin e hapur për promovimin e procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Të dy bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e mbajtjes së një dialogu konstruktiv me Parlamentin Evropian në të gjitha nivelet, si dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit, me qëllim avancimin e interesave të përbashkëta dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për perspektivën evropiane të vendit”, theksohet në kumtesën nga MPJdheMT. ls/
Foto: MPJdheMT