• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Mucunski - Joder në Uashington: Riafirmohet mbështetja e fuqishme e SHBA-së për anëtarësimin tonë në BE

Takim Mucunski - Joder në Uashington: Riafirmohet mbështetja e fuqishme e SHBA-së për anëtarësimin tonë në BE

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Konferencës së koalicionit global për luftën kundër ISIS-it u takua me Brandon Joder, zëvendësndihmës sekretar i Byrosë ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit në Departamentin e shtetit. 

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në takim u bë fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen e SHBA-së në pjesën e sundimit të ligjit, që është në mesin e prioriteteve në kuadër të Dialogut strategjik. Ministri Mucunski, shperhu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme për procesin demokratik në vend.

"Vlerësojmë lartë vendimin e Qeverisë amerikane për rritjen e fondeve për kontroll ndërkombëtar të narkotikëve dhe zbatimin e ligjit, me fokus të veçantë në programet e zhvillimit për sigurinë e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit, si dhe sundimin e ligjit", theksoi ministri Mucunski në takim.

Njëherësh, bashkëbiseduesit theksuan nevojën e përshpejtimit të procesit eurointegrues të vendit. 

"Me këtë rast u riafirmua mbështetja e fuqishme e SHBA-së për anëtarësimin tonë në BE. Është përshëndetur edhe aleanca e fortë brenda NATO-s, mbështetja për Ukrainën, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të përbashkëta për t'u marrë me terrorizmin global dhe sfidat moderne të sigurisë", thuhet në komunikatë. qa/

Foto: MPJTJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR