• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Mucunski - Filipidu

Takim Mucunski - Filipidu

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pati takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu.

MPJ kumtoi se në takim është konstatuar interesi i përbashkët dhe përkushtimi për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, rajonal në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë bisedës, u nënvizuan edhe angazhimet e ndërsjellta për avancim dhe intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të përbashkët. Me atë rast u cek interesi i përbashkët për vazhdim dhe intensifikim të dialogut politik dhe bashkëpunimit në nivel të lartë në funksion të sigurisë dhe stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit", qëndron nl kumtesën nga MPJ. ab/

Foto: МРJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR