• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim miqësor dhe joformal mes Kasamit dhe Kurtit

Takim miqësor dhe joformal mes Kasamit dhe Kurtit

SHkup, 14 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, së bashku me sekretarët Adnan Azizi dhe Abdush Demiri kanë pritur në takim miqësor dhe joformal kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin

Kasami dhe Kurti, siç njoftohet në komunikatën e Besës kanë diskutuar për shumë çështje me interes të të dy vendeve.

Gjithashtu, shtohet më tej në kumtesë dy krerët e subjekteve politike, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti dhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami u zotuan për thellim të bashkëpunimit mes dy partive. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR