• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim ministror mbi Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport

Takim ministror mbi Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Takim ministror për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacione, hulumtime, arsim, kulturë, rini dhe sport do të hapet sot në Shkup, në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Takimi do të jetë i karakterit punues, me vetëm disa seanca të hapura për media.

Do ta hapë nga Iliana Ivanova, eurokomisionere për inovacione, hulumtim, kulturë, arsim dhe rini.  Është paraparë prania dhe fjalimi i ministrave nga Maqedonia e Veriut dhe nga rajoni, si dhe përfaqësues nga drejtoritë përkatëse të Komisionit Evropian, organizatat ndërkombëtare dhe bashkësia e biznesit.

Sipas paralajmërimit nga Delegacioni i BE-së në Shkup, në hapjen zyrtare të Takimit ministror do të marrin pjesë ministrat e Arsimit dhe Shkencës dhe të Kulturës, Vesna Janevska dhe Zoran Lutkov, si dhe ministri i Kulturës dhe Inovacionit Balash Hanko nga presidenca hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian. Në prag të Takimit ministror dje është mbajtur një nga sesionet e planifikuara.

Siç kumtoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, Agjenda për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport e vendos rajonin në drejtim të mirë për bashkëpunim më të thellë me BE-në dhe Takimit ministror do të fokusohet në përpjekjet e përbashkëta për zbatimin e tij.

"Ministrat e pranishëm në takim dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për rolin e rëndësishëm të Zonës Evropiane të Hulumtimit dhe Agjendës Evropiane të Inovacioneve, në të cilin të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor janë plotësisht të integruar", thuhet në kumtesë. rq/fc/

Foto: printskrin https://eu.eventscloud.com/website/11097/homepage/

 

QËNDRONI TË LIDHUR