• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim midis VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it: Dakordohen parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme

Takim midis VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it: Dakordohen parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme

Shkup, 11 maj 2024 (MIA) - Sot është mbajtur takim midis VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Nga ana e VMRO-DPMNE-së kanë qenë të pranishëm kryetari i saj Hristijan Mickoski, nënkryetarët Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajllovski, Timço Mucunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të kësaj partie Vlladimir Nelloski. Ndërkaq nga ana e koalicionit VLEN të pranishëm kanë qenë Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Nga VMRO - DPMNE kumtuan se janë dakorduar parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

“U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Gjatë ditës, nga VLEN madje deklaruan se sipas tyre, takimi dhe bisedimet e para kanë qenë në drejtim pozitiv. 

Foto dhe video: VMRO - DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR