• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Mickoski - Sijarto: Maqedonia ka qenë jashtë BE-së për një kohë të gjatë, për shkak të pengesave të paarsyeshme dypalëshe

Takim Mickoski - Sijarto: Maqedonia ka qenë jashtë BE-së për një kohë të gjatë, për shkak të pengesave të paarsyeshme dypalëshe

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia ka qenë për një kohë të gjatë jashtë BE-së, ndër të tjera edhe për shkak të pengesave të paarsyeshme dypalëshe, gjë që cenon seriozisht besueshmërinë e vetë procesit integrues dhe me të drejtë rrit ndjenjën e standardeve të dyfishta kur ajo ka të bëjë me proceset integruese strategjike evropiane, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sjarto.

Sipas Mickoskit, vendi ynë me të gjitha mangësitë e tij në reformat dhe politikat, krahasuar me vendet e tjera tashmë anëtare të Bashkimit Evropian, meriton progres drejt arritjes së këtij qëllimi të padiskutueshëm strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim, siç informojnë nga VMRO-DPMNE, është diskutuar edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë, si kriza ekonomike, varfëria në rritje, çmimet e shtrenjta dhe inflacioni, si dhe mungesa e investimeve dhe reformave.

Dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira që VMRO-DPMNE ka me Qeverinë hungareze dhe Mickoski falënderoi mbështetjen që vendi ynë ka nga Hungaria mike.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët e VMRO-DPMNE-së Vlado Misajlovski dhe Timço Mucunski. ls/

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR