• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Mickoski - Grenel: Ekonomia, energjetika dhe sundimi i të drejtës, tema për thellimin e bashkëpunimit

Takim Mickoski - Grenel: Ekonomia, energjetika dhe sundimi i të drejtës, tema për thellimin e bashkëpunimit

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili e kryesoi delegacionin qeveritar për vizitë në SHBA në Samitin e NATO-s në Uashington, sot është takuar me Riçard Grenell, ish-drejtor i shërbimit amerikan të Inteligjencës dhe njohës i mirë i situatave në Ballkan.

"Nnë darkë e mirë dhe e frytshme me Riçard Grenell, diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit amerikan të inteligjencës dhe njohës i mirë i gjenjeve në Ballkan. Ekonomia, energjetika dhe sundimi i të drejtës, tema për thellimin e bashkëpunimit", publikoi Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Mickoski, në delegacionin qeveritar, në përbërje të të cilit janë edhe ministat e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, për Punë të Jashtme dhe Tregti, Timço Mucunski, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraprakisht sot kishte takim me përfaqësues të Diasporës së bashkuar maqedonase.

"Para fillimit të samitit të NATO-s, i kam dedikuar vëmendje pozicioneve dhe çështjeve të diasporës sonë. Kam patur takim të shkëlqyer me Meto Kolovskin dhe Diasporën e bashkuar maqedonase, me të cilët kemi  biseduar për mbështetje dhe lobim për interesat e vendit", publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Mickoski. 

Mickoski para nisjes për në SHBA bëri të ditur se delegacioni që ai drejton do të jetë pjesë e përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, gjatë së cilës do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me shtetarë të vendeve anëtare të Aleancës, si. si dhe takime me komunitetin e biznesit në SHBA ku do të prezantojë potencialet që ofron vendi. Në video-mesazhin për publikun, para nisjes për në Uashington, Mickoski thekson se do të paralajmërojë një tjetër investim të ri të huaj të një kompanie që është pjesë e listës së pesëqind kompanive më të mëdha në SHBA, investime të reja dhjetëra milionë euro, si dhe vende të reja pune për qytetarët e RMV-së.

"Kjo është ajo që paraqet prioritet themelor të Qeverisë së re në Maqedoni", theksoi Mickoski.

Ai përmendi edhe se ditët e fundit në Nju-Jork do t'i shfrytëzojë për takim me diasporën e Maqedonisë. 

Кина смета дека проширувањето на НАТО не придонесува за глобалната безбедност и стабилност, се наведува во соопштение објавено денеска на веб-страницата на кинеското претставништво во ЕУ.

Në Uashington nesër zyrtarisht fillon takimi treditor i shefave të shteteve ose qeverive të vendeve-anëtare të NATO-s, me të cilën do të shënohet 75 vjetori i formimit të Aleancës në vitin 1949.

Sipas paralajmërimeve, tema kryesore e takimit do të jenë mbështetja për Ukrainën, planet për kthimin e mbrojtjes së Paktit, përforcimi i industrisë mbrojtëse dhe investimet dhe përforcimi i partneriteteve globale, por me qëllim primar për manifestim të unitetit mes aleatëve.  mb/

Foto: Hristian Micskoski fb 

QËNDRONI TË LIDHUR