• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Lloga-Ivanovska: Bashkëpunim dhe aktivitete në luftën kundër korrupsionit

Takim Lloga-Ivanovska: Bashkëpunim dhe aktivitete në luftën kundër korrupsionit

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë realizoi takim me Kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska dhe me Zëvendëskryetaren, Katica Nikollovska, biseduaN për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe KSHPK-së si dhe për aktivitetet të cilat po ndërmerren në pjesën e realizimit të masave dhe aktiviteteve në luftën kundër korrupsionit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

"Gjithashtu u bisedua edhe për nevojën e fuqizimit të mekanizmave për parandalim dhe eliminim të korrupsionit. U konstatua domosdoshmëria për implementim të mekanizmave ligjorë dhe kontrollues për mbikëqyrje  dhe përcaktimin e përgjegjësisë të  aktorëve përkatës, veçanërisht në kuadrin e gjyqësorit. Në takim u shkëmbyen qëndrime edhe lidhur me fuqizimin e rolit dhe zgjerimin e kompetencave të KSHPK-së dhe nevojën për fuqizimin e pavarësisë financiare dhe gjendjen me burimet njerëzore të komisionit", kumtojnë nga Ministria.

 Ministri Lloga theksoi se në periudhën në vijim do të shqyrtohen mundësitë e vendosjes së detyrimeve ligjore për dërgimin e pyetësorëve për më shumë  kategori të cilat nuk janë të përfisha me legjislacionin ekzistues.  sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR