• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Kovaçevski - Sançez: Spanja qëndron fuqishëm prapa Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE

Takim Kovaçevski - Sançez: Spanja qëndron fuqishëm prapa Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Në margjina të Samitit të Komunitetit politik evropian, kryeministri Dimitar Kovaçevski realizoi takim bilateral me nikoqirin e Samitit, kryeministrin spanjoll, Pedro Sançez, me ç'rast u këmbyen mendime dhe informata për gjendjet aktuale në Evropë, dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, e njoftoi kryeministrin spanjoll me gjendjet më të reja të politikës së brendshme në shtet dhe u falënderua për mbështetjen e përgjithshme nga Spanja e cila gjatë viteve u tregua si partnere e rëndësishme në planin bilateral dhe mbështetëse e aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Kovaçevski e theksoi rëndësinë e rolit të Spanjës në ratifikimin e protokollit inkuadrues për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kryeministri Sançez theksoi se mbështetja e Spanjës ndaj Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë e fuqishme, gjithnjë deri në realizimin e qëllimit të fundit, anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR