• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim koordinues i Grupit për politika për bashkëpunim statistikor të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia

Takim koordinues i Grupit për politika për bashkëpunim statistikor të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia

Strugë, 4 tetor 2024 (MIA) - Grupi për politika për bashkëpunim statistikor të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia në prani të përfaqësuesve të Eurostatit dhe Drejtorisë për zgjerim të Komisionit evropian mbajti takim dyditor në Strugë, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.

Në takim, siç është cekur, u diskutua për sfidat para të cilave ndodhen institucionet statistikore të vendeve-kandidate dhe roli i tyre kyç në procesin e negociatave për inkuadrim në Bashkimin Evropian.

"Përfaqësuesit e Eurostatit i prezantuan ndryshimet më të reja në Rregulaltivën 223/2029, ndërsa një prej më të rëndësishmeve është ajo e cila parasheh që institucionet statistikore të kenë qasje drejt burimeve administrative të të dhënave dhe përmbledhjeve private të të dhënave që mundëson ato të bëhen më të shpejta dhe më efikase në prodhimin e statistikave ekzistuese, por edhe në prodhimin e të rejave, eksperimentale me çka do t'u prëgjigjej nevojave më të mëdha dhe më të ndërlikuara të shfrytëzuesve. Ndryshimet në Rregullativë u mundësojnë institucioneve statistikore të kenë rol kyç në kornizat nacionale për menaxhim me të dhëna", qëndron në kumtesën e ESHS-së.

Sipas informatës, u miratua metodologjia sipas të cilës do të zbatohen vlerësimet e partneritetit në vendet kandidate në periudhën 2025-2027.

"Përfaqësues të institucioneve statistikore të vendeve kandidate për anëtarësim në BE i prezantuan praktikat dhe prëvojat e veta më të mira dhe këmbyen mendime për bashkëpunim sa më të madh dhe gjithpërfshirës me qëllim të përballjes me sfidat në mënyrë më efikase", thekson ESHS.

Enti shtetëror për statistika i RMV-së, e prezantoi gjendjen e institucionit dhe planet për zhvillim të mëtutjeshëm, e prezantoi edhe rolin koordinues që ESHS e ka në Sistemin nacional statistikor. ab/

Foto: ESHS

QËNDRONI TË LIDHUR