• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim konstituiv i Grupit joformal parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit

Takim konstituiv i Grupit joformal parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet takim konstituiv i Grupit joformal parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit.

Përmes iniciativës së deputetëve në Kuvend nga përbërja parlamentare e vitit 2024-2028 Lupço Prenxhov, Sonja Mirakovska, Arbana Pasholli ku janë përfshirë edhe koordinatorët e grupit parlamentar me mbështetje të Institutit Demokratik Ndërkombëtar (NDI), është formuar grup parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit.

Iniciativa për përbërjen dhe promovimin e këtij grupi është dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi më 5 korrik të vitit 2024. Deri tani, pesëdhjetë e një deputet nga përbërja ekzistuese parlamentare, nga parti të ndryshme politike, të cilët kanë interes të veçantë për çështjet e antikorrupsionit dhe politikave për trajtimin dhe zgjidhjen e dukurive dhe praktikave të korrupsionit në shtet, shprehën vullnetin e tyre për përfshirjen drejt kësaj iniciative, gjatë së cilës kanë deponuar nënshkrimet e tyre në Kuvend.

Qëllimi dhe fushëveprimi i këtij grupi parlamentar ndërpartiak do të jetë në drejtim të promovimit dhe forcimit të rolit të Kuvendit në luftën kundër korrupsionit, diskutime lidhur me zgjidhjet ligjore në fushat ku ka rrezik apo paraqitje të korrupsionit, monitorimin e efikasitetit të institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, si dhe ndërgjegjësimin e publikut të përgjithshëm dhe profesional për aktivitetet e ndërmarra nga autoriteti legjislativ në këtë fushë.

Grupi joformal parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit ka pasur edhe në të kaluarën përbërje parlamentare. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR