• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Joveski - Grkovska për veprimin dhe luftën efikase kundër korrupsionit

Takim Joveski - Grkovska për veprimin dhe luftën efikase kundër korrupsionit

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Prokurori i shtetit Lubomir Joveski sot ka mbajtur takim pune me zëvendëskryeministren për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska.

"Në takim u prezantuan aktivitetet e kryera nga Prokuroria publike në zbatimin e të gjitha dokumenteve strategjike që synojnë rritjen e efikasitetit në trajtimin dhe luftën efektive kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, Joveski sqaroi mekanizmat e brendshëm që janë vendosur në Prokurorinë publike dhe që garantojnë sjellje etike dhe profesionale të prokurorëve publikë", kumtoi PPRMV.

Në mlënyrë të plotësuese, prokurori publik Joveski, thuhet në njoftim, ka sqaruar funksionimin e qendrave të themeluara hetimore, pajisjen dhe kuadrin e tyre.

"Zëvendëskryeministrja Grkovska shprehu gatishmërinë e saj në kuadër të kompetencave të saj për qeverisje të mirë dhe promovim e sundimit të ligjit, për të mbështetur aktivitetet e Prokurorisë publike për tejkalimin e sfidave të shënuara në Raportin e Komisionit Evropian", njofton Prokuroria publike e shtetit. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR