• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i zëvendësministrit Iseni me oficeren në largim të Shërbimit Federal të Policisë Kriminalistike të Gjermanisë, Shpicer

Takim i zëvendësministrit Iseni me oficeren në largim të Shërbimit Federal të Policisë Kriminalistike të Gjermanisë, Shpicer

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot ka zhvilluar takim pune me oficeren ndërlidhëse në largim të Shërbimit Federal të Policisë Kriminalistike të Republikës Federale të Gjermanisë, Kerstin Shpicer.

Iseni, siç bëri të ditur MPB, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, duke theksuar partneritetin mes dy vendeve dhe dy ministrive dhe në veçanti falënderoi për donacionet dhe ndihmën e shumtë që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Zëvendësministri i Punëve të Brendshme theksoi gjithashtu se synimi i Ministrisë është mbi të gjitha vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe thellimi i marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtar dhe vendet anëtare të BE-së. Në këtë kontekst, ai iu referua nevojës për ndihmë në fushën e edukimit policor, duke theksuar se arsimi është një nga prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe në fushën e punës operativo-teknike për efikasitet më të madh të  policisë. Ai gjithashtu shprehu shpresën se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se Republika Federale e Gjermanisë do të na ndihmojë në rrugën tonë drejt BE-së dhe për të arritur qëllimin tonë për t'u bërë pjesë e familjes evropiane", bën të ditur MPB. fc/

Fotografia: MPB


 

QËNDRONI TË LIDHUR