• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i zëvendëskryeministrit dhe ministër Stoilkoviq me ambasadorin e OSBE-së Kilian Val

Takim i zëvendëskryeministrit dhe ministër Stoilkoviq me ambasadorin e OSBE-së Kilian Val

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq sot realizoi takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val.

Gjendja në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, çështjet kyçe, prioritetet, si dhe planet e ardhshme dhe bashkëpunimi eventual me OSBE-në, me theks të bashkësive më të vogla etnike në vend, ishin temat në të cilat diskutuan në takimin e sotëm Stoilkoviq dhe Val.

Siç informuan nga Kabineti i ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Stoilkoviq theksoi vlerën e komunikimit me bashkësitë ndërkombëtare për arsye se, siç tha, për bashkësitë më të vogla etnike nuk ekzistojnë adresa më të mira.

Stoilkoviq e njoftoi ambasadorin Val për gjendjen që është përballur në 100 ditët e fundit nga formimi i Qeverisë së re dhe hyrjes në funksion, por theksoi edhe punën e bërë në këto 100 ditë.

"Nga keqpërdorimet me detyrën e deri te keqpërorimet në funksionim, për të cilat ka prova, por ajo me të cilën krenohem është se kur vendoset rendi gjithçka është e mundur", theksoi Stoilkoviq dhe tha se është i kënaqur që është dorëzuar nisma për ndryshimin e ligjit për gjuhët e bashkësive më të vogla etnike, si dhe se është bërë një plan strategjik me të cilin në vitin e ardhshëm vëmendje do t'u kushtohet komuniteteve më të vogla etnike.

"Bashkëpunimi ynë me Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në të kaluarën ishte kufizuar, por tani jemi fokusuar në të ardhmen dhe mendoj se ekzistojnë mundësi reale për thellimin e saj. Duhet t'i përveshim mëngët dhe të fokusohemi në punë me të gjitha bashkësitë etnike", tha ambasadori Val edhe njëherë theksoi se OSBE-ja duhet parë si partner.

Siç theksojnë nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, konkluzioni i dy bashkëbiseduesve të cilët ndër të tjera kanë biseduar për rrethanat politike dhe ekonomike në vend dhe rëndësinë e hekurudhave të shpejta, të cilat, siç theksuan, janë një lloj projekti paqësor, ishte se ndryshimi i perceptimit dhe mbrojtjes së bashkësive etnike të cilat fatkeqësisht ndihen të harruar dhe ndoshta nuk e ndjejnë shtetin si të tyre duhet të jetë prioritet i përbashkët i Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe OSBE-së. Ambasadori Val theksoi se vendi ynë gjithmonë mund të llogarisë në ndihmën dhe mbështetjen e OSBE-së.

Në fund të takimit, siç theksohet në kumtesë, Stoilkoviq e theksoi vlerën e takimit pas të cilit dërgohet një mesazh i rëndësishëm te bashkësitë më të vogla etnike, të cilat duhet të marrin vendin që e meritojnë edhe në vendin ku jetojnë të ndjehen si qytetarë me të drejtë të plotë. sa/

Foto: Kabineti i nënkryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

QËNDRONI TË LIDHUR