• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i zëvendëskryeministrit Bytyqi me BD-në e Këshillit për Investime të Huaja

Takim i zëvendëskryeministrit Bytyqi me BD-në e Këshillit për Investime të Huaja

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Ka një iniciativë përmes së cilës do të tejkalohen temat e unifikimit të Rregullores për kostot e arsyetuara të investimeve, si dhe për harmonizimin e shumës së granteve që marrin kompanitë për vendet e reja të punës dhe së shpejti kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, në bashkëpunim me të gjitha ministritë kompetente dhe institucionet tjera relevante, do të dalë me një propozim konkret për ndryshime si në aktet ligjore ashtu edhe në ato nënligjore që përcaktojnë këtë çështje, bëri të ditur pas mbledhjes së sotme zëvendëskryeministri i obliguar për Çështjet Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, dhe kryetari  Bordit të Këshillit të Investitorëve të Huaj, Viktor Mizo.

Në takimin e Bytyqit me bordin, përfaqësuesit e Këshillit për Investime të Huaja  kërkuan gjithashtu që të jenë pjesë e grupeve të punës që punojnë për ligjin e ri të ZZHIT sepse më së shumti trajton anëtarët e tyre që punojnë brenda zonave teknologjike industriale.

Siç informojnë nga Qeveria, një nga temat e diskutuara ka qenë edhe vendosja e taksës minimale të korporatave në nivel global dhe se si vendi ynë do t'i monitorojë dhe trajtojë këto zhvillime globale.

Këshilli hapi edhe çështjen e harmonizimit të mëtejshëm të tarifës së brendshme me tarifën doganore të BE-së, për të cilën, siç u tha, zëvendëskryeministri Bytyqi shprehu gatishmërinë e plotë për ta rishikuar edhe një herë në drejtim të uljes së tarifave doganore për ato lëndë të para me të cilat do të rritet konkurrueshmëria e kompanive vendore, e cila në mënyrë indirekte do të nënkuptojë vlerë më të madhe për ekonominë vendore dhe natyrisht paga më të larta dhe vende të reja pune.

"Anëtarët e Këshillit përsëritën dhe konfirmuan edhe një herë kënaqësinë e tyre për modelin e futur të arsimit dual dhe shprehën dëshirën që krahas kësaj mënyre të bashkëpunimit ndërmjet kompanive dhe edukimit formal, të ngrihet në një nivel më të lartë ku me ndihmën e Kabinetit të zëvendëskryeministrit dhe Qeverisë mund të arrihet bashkëpunimi me fakultetet dhe institucionet e tjera arsimore, përmes të cilit do të mundësohet zvogëlimi i hendekut ndërmjet nevojave për fuqi punëtore të kompanive dhe personelit të krijuar nga arsimimi ynë formal",  theksohet në kumtesë. sa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR