• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i Xhaferit me nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale të Republikës së Francës

Takim i Xhaferit me nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale të Republikës së Francës

Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, realizoi takim me nënkryetaren e parë të Asamblesë Nacionale të Republikës së Francës, Valeri Rabo, me kërkesë të saj.

Siç informojnë nga Shërbimi për shtyp i Kuvendit, Xhaferi shprehu kënaqësi për dinamikën e takimeve mes përfaqësuesve politikë të dy shteteve. E përshëndeti përkushtimin e ri-afirmuar të Francës për rajonin, në pajtim me Strategjinë për Integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, me çka pa dyshim e konfirmon orientimin strategjik për anëtarësimin e plotfuqishëm të vendeve tona në Unionin Evropian. Bashkëbiseduesja ishte e informuar për ngjarjet aktuale në fushën e eurointegrimeve në vend, si edhe për aktivitetet e ndërmarra për ndihmën dhe mbështetjen për Ukrainën, institucionet dhe qytetarët e saj.

Nënkryetarja Rabo e përshëndeti mbajtjen e këtij takimi, sidomos pas mesazheve të dërguara të Kryetarit Xhaferi në fjalimin e tij në takim, për bashkim më të fuqishëm dhe veprim të përbashkët në suazat e NATO-s. U shpreh qëndrimi se ky bashkëpunim duhet të plotësohet në mënyrë komplementare me qëllimet e Bashkimit Evropian, sidomos duke pasur parasysh se sa është arritur në vitin e kaluar në përforcimin e autonomisë së saj strategjike. Nga ana e saj u theksua koncepti i Presidentit Makron për zhvillimin e Bashkimit Evropian dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve kandidate dhe u shpreh mbështetje për hapat e ardhshme që duhet të ndërmerren në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin me procesin e negociatave për anëtarësim në Union.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve duhet të vazhdojë përmes Grupeve të Miqësisë dhe Bashkëpunimit dhe të avancohet në të ardhme. Kryetari Xhaferi inicio ngritjen e bashkëpunimit në nivel më të lartë të kryetarëve të parlamenteve, nëpërmjet realizimit të vizitave bilaterale në Shkup dhe Paris këtë vit, me kolegen e tij në Asamblenë Nacionale të Republikës Franceze, Jael Bron Pive. ab/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR