• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i Trençevskës me përfaqësuesit e Bankës Botërore, është biseduar për projekt të ri në pjesën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Takim i Trençevskës me përfaqësuesit e Bankës Botërore, është biseduar për projekt të ri në pjesën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot realizoi takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore ku u bisedua për projektin e ri në pjesën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Nga ana e përfaqësuesve të Bankës Botërore, siç njoftoi Ministria kompetente, është shprehur interesim për përmirësimin e punës së qendrave për punë sociale. Ata theksuan se mund të ofrojnë propozim plan i cili do të prekë të gjitha aspektet e punës së Ministrisë.

Ministrja Trençevska ka theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm ngjall siguri për hapa të fortë përpara të cilat do të jenë në interes të qytetarëve.

Në takim morën pjesë Sara Koll-Blek, specialiste e shquar për mbrojtje sociale në praktikën globale për mbrojtje sociale dhe vende të punës në Bankën Botërore, Bojana Naceva, specialiste e shquar për arsim, Daniel Garote Sançez, konsultant ndërkombëtar për mobilitet të punës dhe Cveta Perushevska-Jonçevska, analiste e portofolit në Bankën Botërore. sa/

Foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

QËNDRONI TË LIDHUR