• e diel, 24 nëntor 2024

Takim i Toshkovskit dhe Bushit me ambasadorën e Gjermanisë

Takim i Toshkovskit dhe Bushit me ambasadorën e Gjermanisë

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri Nazim Bushi sot zhvilluan takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, H.E. Petra Dreksler, kumtuan nga MPB-ja.

Në takim, ministri Toshkovski e informoi ambasadoren Dreksler për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike, e cila ka një rol dhe përgjegjësi të madhe në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme, dhe në këtë drejtim u prezantua prioriteti për arritjen e përbashkët të qëllimt - zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

"Në këtë kontekst, ministri Toshkovski theksoi se mospranimi nga ana e Qeverisë, në kuadër të emërimit të 15 punëtorëve udhëheqës në Ministri, për emërimin e kreut të SPB Tetovë, mbetet njollë e zezë që bie ndesh me rolin e tij për të garantuar një proces të drejtë dhe nga ana demokratike të sigurt në atë rajon", theksohet në kumtesën.

Poashtu, ministri Toshkovski spjegoi masat e ndërmarra për lehtësimin e procedurave për nxjerrjen e dokumenteve personale, ka spjeguar nevojën për ndryshime të menjëhershme në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, sipas shembullit të atij me patentë shofer në rubrikën për respektimin e afateve teknike, me qëllim të zbatimit sa më të shpejt të procedurave të nevojshme për prokurimin e dokumenteve të udhëtimit dhe gjithsesi respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave themelore të njeriut për lirinë e lëvizjes.

Në takim, ambasadorja Dreksler shprehu shqetësimin për numrin e madh të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët nuk kanë dokumente të reja të udhëtimit të cilët janë me punë të përkohshme në Gjermani.

"Kjo kategori personash, nëse vendosin të kthehen për të marrë një dokument të ri udhëtimi dhe nëse nuk arrijnë ta marrin atë në kohë për shkak të pamundësisë teknike për momentin, nuk do të mund të kthehen në RF të Gjermanisë me dokumentin e vjetër të udhëtimit. Lidhur me këtë çështje, ministri Toshkovski përsëri theksoi se aktualisht zgjidhja e vetme është ndryshimi i Ligjit për dokumentet e udhëtimit",  nënvizohet në kumtesën nga MPB-ja.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit lanë hapësirë për konfirmimin e përkushtimit për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, dhe në të njëjtën kohë, ministri Toshkovski falenderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe numrin e madh të donacioneve si dhe të trajnimeve për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe veçanërisht për policinë kufitare. ls/

Foto: MPB


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR