• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacaliev me ambasadorin italian, Silvestri

Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacaliev me ambasadorin italian, Silvestri

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Minstri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministri Nazim Bushi dhe zëvendës ministrit plotësues, Mitko Bojmacaliev realizuan takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri, kumtoi MPB.

Në takim, ministri Toshkovski e njoftoi ambasadorin Silvestri për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, e cila ka përgjegjësi të madhe në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Në këtë drejtim, roli i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që të veprojë ligjërisht dhe profesionalisht në organizimin dhe zbatimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Në këtë kontekst, ministri Toshkovski theksoi pamundësinënë pajtim me ligjin të emërimit të 15 punonjës udhëheqës në Ministri.

Në përgjigje të pyetjes së ambasadorit Silvestri, ministri Toshkovski sqaroi masat e ndërmarra për të lehtësuar procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale në mënyrë që qytetarët të kenë qasje dinjitoze që të arrijnë tek dokumentet e tyre personale. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje respektimin e procedurave ligjore për periudhën e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, duke e vendosur veten në rolin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në lidhje me afatin teknik të dokumenteve të udhëtimit sipas dinamikës së përgatitjes së tyre, ministri Toshkovski kërkoi mbështetje nga ambasadori Silvestri dhe nga Republika e Italisë në lidhje me mundësinë e vazhdimit të tij pa cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën themelore të njeriut për lirinë e lëvizjes.  

Në takim, ambasadori Silvestri theksoi rolin e ministrive të  punëve të brendshme kudo në Evropë dhe më gjerë si garantues për zgjedhje të sigurta, të ndershme dhe demokratike. Në të njëjtën kohë, ai përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm bilateral ndërmjet dy vendeve dhe ministrive të punëve të brendshme, duke theksuar projektet aktuale në drejtim të rritjes së kapaciteteve të policisë së Maqedonisë.

Në fund të takimit, ministri Toshkovski shprehu besimin se bashkëpunimi në kuadër të projekteve tashmë të filluara ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, por paralajmëroi edhe rritje të fushëveprimit të bashkëpunimit me Republikën e Italisë si shtetin tonë mik të vjetër. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR