Takim i Siljanovska Davkovës me Karis në Dubai: Marrëdhëniet e riafirmuara miqësore dhe mbështetja e Estonisë për eurointegrimin e Maqedonisë
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, u takua me presidentin e Republikës së Estonisë, Alar Karis, ku u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetja estoneze për integrimin evropian të Maqedonisë, njoftuan nga kabineti i saj.
- Post By Sara Ademi
- 14:21, 3 shkurt, 2026
Shkup, 3 janar 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, u takua me presidentin e Republikës së Estonisë, Alar Karis, ku u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetja estoneze për integrimin evropian të Maqedonisë, njoftuan nga kabineti i saj.
Siljanovska-Davkova falënderoi Estoninë për rolin e saj aktiv në grupin "Miqtë e Zgjerimit" dhe shprehu interes për forcimin e bashkëpunimit dypalësh me vendin baltik dhe për lidhjen e marrëveshjeve në fusha me interes të ndërsjellë.
"Presidentja theksoi se ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE dhe njëqind për qind në përputhje me politikën e përbashkët të sigurisë dhe të jashtme të Unionit. Ajo riafirmon qëndrimin se integrimi evropian në Ballkan është një nevojë strategjike për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës" thuhet në kumtesën e sotme nga kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova.

Në takim u përshëndet bashkëpunimi në fushën e digjitalizimit, i zbatuar në partneritet me Qendrën estoneze për zhvillim ndërkombëtar, bashkëpunimi me Kolegjin Baltik të Mbrojtjes në Tartu, si dhe me Qendrën e NATO-s për Mbrojtje Kibernetike në Talin.
Duke theksuar se ekzistojnë potenciale të pashfrytëzuara në ekonomi, Siljanovska-Davkova shprehu pritje për zhvillimin e projekteve të reja të përbashkëta dhe një prani më të madhe të investitorëve estonezë në vend.
Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi sfidat aktuale globale. sa/
Foto: Presidentja e RMV-së