• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i Redaksisë së posaçme të Enciklopedisë shqiptare të Maqedonisë së Veriut me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Takim i Redaksisë së posaçme të Enciklopedisë shqiptare të Maqedonisë së Veriut me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shkup, 29 tetor 2023 (MIA)- Sot në Shkup qëndroi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skender Gjinushi. Me këtë rast, meqë Maqedonia e Veriut në këtë projekt mbulohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ai realizoi një takim edhe me Redaksinë e Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij takimi, redaktori përgjegjës i Redaksisë së Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare, prof. dr. Aziz Pollozhani e informoi kryetarin e ASHSH-së për punën e deritanishme në konsolidimin dhe ekipimin e Redaksisë së Posaçme, si dhe për zbatimin e detyrave që tashmë janë paravendosur.

Akademik Skender Gjinushi, nga ana e tij, duke shprehur inkurajim për punën e redaksisë së Maqedonisë së Veriut, foli në përgjithësi për projektin e Enciklopedisë Shqiptare, kjo si një mundësi e rrallë e përfshirjes së gjithë kapacitetit shkencor të kombit në hartimin e një enciklopedie deri tash të munguar. Ai i përgëzoi anëtarët e redaksisë së ESH-së të Maqedonisë së Veriut, i falënderoi për angazhimin dhe uroi që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm.

 

QËNDRONI TË LIDHUR