• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

Takim i presidentit Pendarovski me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog 2023, sot u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

"Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat këtë vit mbushin 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ku u vlerësua se janë miqësore dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin e tyre pozitiv, përmes bashkëpunimit konstruktivit dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë, theksohet në kumtesën nga kabineti i Pendarovskit.

Dy presidentët, siç shtohet në kumtesën, kanë biseduar edhe për çështjet rajonale dhe rrugën e integrimit të dy vendeve në BE. ls/

Foto: Kabineti i presidentit të RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR