• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me kryeministrin kroat Plenkoviq

Takim i presidentit Pendarovski me kryeministrin kroat Plenkoviq

Shkup, 5 prill 2023 (MIA)- Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka pritur kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Në takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione për situatat aktuale në Evropë, me ç'rast presidenti Pendarovski e njohu kryeministrin kroat me zhvillimet në lidhje me eurointegrimet e vendit dhe shprehu kënaqësinë për rrjedhën aktuale të procesit të skriningut.

Në këtë aspekt, presidenti ka theksuar se bashkëpunimi i shkëlqyer i institucioneve të vendit dhe atyre kroate kontribuon dukshëm në shfrytëzimin e përvojës kroate në procesin e përgatitjeve për negociatat qasëse, njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Shefi i shtetit Pendarovski ka falënderuar për mbështetjen e përgjithshme kroate lidhur me aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Foto: kabineti i presidentit të shtetit Pendarovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR