• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon

Takim i presidentit Pendarovski me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon
Shkup, 31 korrik 2022 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Duke përshëndetur vizitën e parë të një kryeministri spanjoll në vendin tonë, presidenti Pendarovski theksoi se Spanja ndër vite është dëshmuar se është një partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në plan bilateral dhe multilateral dhe mbështetës parimor i aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pastaj, presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë mbi dinamikën e kontakteve politike në vitet e fundit duke theksuar se të njëjtat kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Me këtë rast, presidenti Pendarovski ka theksuar interesimin për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimin rreth investimeve në periudhën e ardhshme”, njoftoi kabineti i presidentit. Lidhur me vendimin e Bashkimit Evropian për fillim të negociatave për bisedimet aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, presidenti Pendarovski vlerësoi se hapja e negociatave është e një rëndësie të madhe jo vetëm për përpjekjet reformuese të të dyja vendeve, por se ka ndikim edhe në rrethanat aktuale gjeopolitike dhe sigurisë në rajon dhe kontinentin evropian. Në këtë kontekst, siç qëndron në njoftim, presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner konstruktiv i Bashkimit Evropian në përgjigjen ndaj sfidave të shkaktuara nga agresioni ushtarak ndaj Ukrainës. “Në takim është theksuar se kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 dhe kryesimi i Spanjës me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2023 janë mundësi e mirë për koordinimin e ndërsjellë lidhur me aktivitetet dhe prioritetet. Gjatë bisedës bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, qëndron në kumtesë.  

QËNDRONI TË LIDHUR