• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Takim i presidentit Pendarovski me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Kosovës, sot në prishtinë realizoi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kumtuan nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në tkaim është biseduar për bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy shteteve, m ç'rast u vlerësua se dy shtetet mirëmbajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim bilateral pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet dhe është shprehur interes për avancimin e tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. 

Siç qëndron në kumtesë, në takim janë këmbyer mendime dhe informata për gjendjet aktuale në rajon, përfshirë dialogun Beograd - Prishtinë. Në atë kontekst, presidenti Pendarovski ka theksuar se në kushte të krizave të shumëfishta dhe sfodave të sigurisë në nivel global, me rëndësi të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë.

"Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për aspiratat euro-atlantike të Kosovës, duke cekur se so anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut e mbështetë politikën e dyerve të hapura të Aleancës dhe jep kontribut aktiv në mbështetje të paqes në Kosovë përmes pjesëmarrjes në misionit të KFOR-it", ceket në kumtesë. ab/

Foto dhe Video? Presidenti i RMV-së


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR