• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me zëvendëdrejtoren ekzekutive të UNICEF-it, Kiti van der Hejden

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me zëvendëdrejtoren ekzekutive të UNICEF-it, Kiti van der Hejden

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku ka realizuar takim me Kiti van der Hejde, zëvendësdrejtore ekzekutive e UNICEF-it.

Në takim, siç njofton kabineti i saj u shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi i vazhdueshëm i frytshëm në disa fusha kyçe që kanë të bëjnë me mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në shoqërinë e Maqedonisë, me fokus të veçantë në barazinë, gjithëpërfshirjen, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Në kontekstin e ndryshimeve klimatike edhe efektin e tyre ndaj jetës së fëmijëve, presidentja Siljanovska Davkova dhe zëvendësdrejtoresha e UNICEF-it, van der Hejden, theksoi rëndësinë e politikave që synojnë promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe nismave të gjelbra për mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë drejtim, u theksua nevoja që vendi ynë të përfshijë çështjen e fëmijëve në parashtresën e tretë kombëtare për aksionin klimatik, në mënyrë që të krijohen mekanizma sistematikë për mbrojtjen e tyre nga ndryshimet klimatike.

Presidentja Siljanovska Davkova e riafirmoi gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me UNICEF-in, në drejtim të krijimit të kushteve që çdo fëmijë të ketë shanse dhe mundësi të barabarta për të shfrytëzuar potencialin e tij, qasjen në arsim cilësor, kujdes shëndetësor dhe mbrojtje. qa/

Foto: kabineti i Siljanovska Davkovës

 

   

QËNDRONI TË LIDHUR